Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, pritet të bëjë ndryshime në listën e portierëve, por sërish nuk pritet të ketë vend për portierin shqiptar të Copenhagenit, Diant Ramajn.
Sipas “BILD”, jashtë listës pritet të mbetet edhe portieri i Hoffenheimit, Oliver Baumann, ndërsa Marc-Andre ter Stegen pritet të jetë zgjedhja e parë. Jonas Urbig dhe Alexander Nubel janë favoritë për pozitat rezervë, ndërsa Finn Dahmen mund të jetë një surprizë.
Klopp tashmë ka nisur kontaktet me trajnerët e klubeve për t’u njohur më nga afër me lojtarët.
Lista e parë e tij pritet të publikohet të enjten, ndërsa në të pritet të jetë edhe shqiptari Brajan Gruda, i cili mund të marrë ftesën e parë nga Kombëtarja A e Gjermanisë.
Kujtojmë që Diant Ramaj është përfolur shumë për një përfaqësim të Kombëtares së Kosovës, mirëpo ende nuk është bërë asgjë zyrtare