Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Balla ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të përcaktohet nga vendimet e gjykatave, duke vlerësuar se ajo është shkruar përmes luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri.
“Historia nuk shkruhet me vendime gjykatash, historia është shkruar me gjakun e shqiptarëve që luftuan për lirinë e Kosovës, me kontributin e pazëvendësueshëm të UÇK-së dhe të komandantëve të saj”, ka thënë Balla.
Ai e ka cilësuar vendimin si një aktakuzë me karakter politik, duke kundërshtuar interpretimin e tij si një vendim të mirëfilltë drejtësie.
“Ky nuk është një vendim drejtësie, është një aktakuzë politike, e konfirmuar në këtë shkallë të parë gjykate”, është shprehur Balla.