Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit, aty ku do të mbahet seanca plenare.
Kjo protestë ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye forca të shtuara ndodhen në terren, ndërsa kordoni ndodhet në gatishmëri për nisjen e tubimit.
Efektivët janë vendosur në ambiente të ndryshme, duke vendosur rrethoja metalike dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit.
Ndërkohë, në fokus të seancës plenare do të jenë katër interpelanca urgjente me ministra të qeverisë. Në rend dite në pikën e 11 do shqyrtohet e votohet edhe projektligji për statusin e e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike./TCh/