Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, përmes kryetarit të trupit gjykues, Leotrim Gashi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore publike lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, në të cilën morën pjesë Prokurori i Shtetit, përfaqësuesi i palëve të dëmtuara, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të pandehurit N.S.
I pandehuri N.S. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” .
Sipas njoftimit, Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër viteve i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe dënim plotësues: ndalimi i marrjes së lejes së vozitjes për kategorinë B, në periudhën prej dy viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim, dënim ky i rekomanduar me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të arritur në mes Prokurorisë, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, të cilën marrëveshje e kanë mbështetur të gjitha palët në seancë.