‘Precizion, kamuflim, vëzhgim – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është realizuar Kursi i Avancuar për Snajper, në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi ka pasur fokus aftësimin e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë planifikimin dhe organizimin e misionit, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, si dhe aftësitë fushore, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen.

“Përmes trajnimeve të avancuara, FSK vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale”, thotë FSK

Të ngjashme