FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

“Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme