Rrudhani lëndohet, Korenica ftohet te “Dardanët”

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të Përfaqësueses së Kosovës, për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjes së djeshme.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në vend të Rrudhanit, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili ishte pjesë e listës së tij të zgjeruar.

“Donatit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës dhe në fanellën dardan”, shkruan FFK.

Të ngjashme