Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës në varrezat e fshatit Babicë.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra.

Të ngjashme