Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e naftës për shkak të luftës në Ukrainë

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia ka “humbur kontrollin” mbi industrinë e saj të naftës dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë.

Trump iu referua sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës, duke thënë se një numër i madh i tyre janë dëmtuar dhe aktualisht janë jashtë funksionit, raporton Sky News.

“Një numër i madh i rafinerive të tyre të naftës janë hedhur në erë dhe të paktën përkohësisht, janë jashtë funksionit”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social.

Ai e ka cilësuar luftën në Ukrainë si “absurde dhe të pafundme”, duke bërë thirrje që ajo të përfundojë.

Të ngjashme