Katër migrantë gjenden në një veturë në Vërmicë

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një person është ndaluar në Vërmicë, pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur të hënën. Sipas Policisë, automjeti kishte targa vendore dhe drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe janë dërguar në qendrën strehimore përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.

Të ngjashme