Kosova pret Irlandën, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve këtë të enjte, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Irlandën nga ora 20:45.

UEFA ka caktuar një ekip gjyqtarësh nga Belgjika për këtë sfidë, me Lawrence Visserin si gjyqtar kryesor.

Për Visserin, kjo do të jetë hera e dytë që gjykon një ndeshje të Kosovës.

Herën e parë, gjyqtari belg ishte në qendër të sfidës mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, e zhvilluar po në “Fadil Vokrri” dhe e vlefshme për Ligën e Kombeve 2018/19.

Në atë përballje, ‘Dardanët’ triumfuan me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e së enjtes ndaj Irlandës, Visser do të ketë në krah si asistentë Ruben Wynsin dhe Michele Seeldraeyers.

Gjyqtari i katërt do të jetë Kevin Van Damme.

Ndërkohë, në sistemin VAR, UEFA ka caktuar Jan Boterbergun si gjyqtar kryesor të VAR-it, ndërsa Simon Bourdeaud’hui do të jetë asistenti i tij.

Kështu, sfida Kosovë – Irlandë do të drejtohet tërësisht nga një ekip gjyqtarësh belgë. /Telegrafi/

Të ngjashme