Pesë persona janë shpëtuar këtë të martë nga Policia Kufitare e Dhërmiut, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin pësoi avari në det dhe rrezikuan të mbyteshin.
Sipas raportimeve të policisë, mjeti po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kur pësoi defekt. Në mjet ndodheshin katër persona dhe drejtuesi i gomones.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka bërë të mundur lokalizimin e gomones dhe dhënien e ndihmës së parë personave që ndodheshin në të, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Euronews.al.