I riu kosovar shpallet në kërkim nga policia në Gjermani, dyshohet se e privoi nga jeta një person

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Policia gjermane në Marsberg të landit Nordrhein-Westfalen (NRW) ka nisur një kërkim publik për kapjen e dy të dyshuarve pas një sulmi tragjik me thikë, ku mbeti i vrarë një djalë 15-vjeçar dhe u plagos rëndë një 18-vjeçar.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 19 shtatorit 2026, mes orës 20:15 dhe 20:30, pas një përleshjeje mes katër personash.

Dy të dyshuarit dyshohet se e kanë goditur me thikë 15-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, viktima e dytë, një 18-vjeçar, pësoi lëndime të rënda në pjesën e fytyrës.

Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të një borxhi prej 200 eurosh, mirëpo ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Dy të dyshuarit që ndodhen në arrati janë, Albin Bejtullahu me prejardhje nga Vushtrria e Ksovows, si dhe  Alex Olntasi nga Greqia, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet gjermane apelojnë te qytetarët që në rast se i shohin të dyshuarit apo kanë informacione për vendndodhjen e tyre, të mos ndërmarrin veprime vetjake, por të njoftojnë menjëherë policinë.

Të ngjashme