Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.