Kuvendi komunal i Prishtinës miraton propozim – vendimin për themelimin e “Pastrimit”

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me 34 vota për propozim-vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Pastrimi Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Kundër këtij propozimi ishte Lëvizja Vetëvendosje, ku shefi i këtij grupi të Asamblistëve, Gëzim Sveçla u shpreh se themelimi i një ndërmarrje publike të re e bankroton atë që ka qenë deri më tani.

Ndërkohë, Leotrim Retkoceri bëri të ditur se themelimi i kësaj kompanie është jetike për kryeqytetin.

Të ngjashme