Shpërthen bombola e gazit në Shqipëri, i moshuari pëson djegie në fytyrë

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan të Maliqit, duke lënë të lënduar një 74-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në banesën e Th. K. Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë.

Pas incidentit, i moshuari është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia bën me dije se 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme