Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 27 Sht 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Mërgata shqiptare në Australi i është bashkuar protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur në Melbourne, duke nisur nga ora 12:00. Në mesin e protestuesve janë parë flamuj kuq e zi, flamujt e Kosovës, si dhe ata të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, raporton Klankosova.tv.

Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar në disa shtete, ndërsa në Prishtinë protestat po mbahen tashmë për natën e 12-të radhazi.

Të ngjashme