Tifogrupet nga mbarë Kosova sot protesuan në Prishtinë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kundërshtuan dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Në protestë ata kënduan këngën “Mora fjalë”, teksa përcollën mesazhin: “UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, organizatorët kanë thënë se shumica e tifo-grupeve janë bashkuar në këtë protestë.
“Shumica prej tifo-grupeve kanë dëshmuar se sa shumë vlejnë, duke i lënë anash rivalitetet sportive dhe duke u bashkuar njëzëri”, u tha në njoftim.