Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë vrarë dhe plagosur rreth 11 mijë ushtarë rus, vetëm gjatë kësaj jave.
Ai ka thënë se trupat ukrainasë kanë arritur rezultate të rëndësishme në drejtimin e Lymanit, në rajonin e Donetskut, si pjesë e operacionit “Vivaldi”.
“Në përgjithësi, këtë javë, në të gjithë sektorët e operacioneve aktive luftarake në front, njësitë tona neutralizuan 10,660 trupa ruse (të vrarë dhe të plagosur). Dhe çdo humbje e tillë ruse konfirmohet me prova video. Operacionet më intensive luftarake po zhvillohen në drejtimet e Pokrovskut, Kostiantynivkës dhe Lymanit. Detyrat po kryhen në rajonet e Zaporizhzhias, Kharkiv-it dhe Sumy-t.”, ka shkruar ai.
Zelensky ka falënderuar forcat ushtarake për rezultatet e treguar në terren në përballje me agresionin rus.
“Faleminderit të gjithëve për rezultatet, luftëtarë! Çdo javë e tillë në front që bëhet e jona – ukrainase – për sa i përket situatës së përgjithshme, e pengon Rusinë të ndërmarrë aktivitete më të mëdha sulmuese kundër Ukrainës. Së bashku me Komandantin e Përgjithshëm, përcaktuam gjithashtu hapat tanë të ardhshëm aktivë.”, ka shkruar ai.