Pio dhe Sebastiano Esposito kanë shkruar emrat e tyre në historinë e kombëtares italiane. Dy vëllezërit nisën së bashku nga minuta e parë në sfidën ndaj Turqisë, duke u bërë çifti i parë i vëllezërve që starton për Italinë që nga viti 1915.
Rrugëtimi i tyre nisi te akademia e Interit, ku të dy u formuan si futbollistë. Sebastiano u largua më vonë nga klubi zikaltër në kërkim të më shumë hapësirave dhe aktualisht është pjesë e Sassuolos, ndërsa Pio arriti të fitojë një rol në ekipin e parë të Interit, shkruan Indeksonline
Tashmë, rrugët e tyre janë bashkuar në skenën më të madhe: kombëtaren e Italisë.
Për Sebastiano Espositon, sfida ndaj Turqisë ishte edhe më speciale, pasi 24-vjeçari regjistroi debutimin e tij me fanellën e “Azzurrëve”. Në krahun tjetër, Pio, 21 vjeç, zhvilloi paraqitjen e tij të 10-të me Italinë.
Kështu, pas më shumë se një shekulli, një tjetër dyshe vëllezërish ka startuar së bashku për kombëtaren italiane.