Me debat ka kaluar mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.
Në bazë të një raporti të publikuar nga ky Këshill, aty u tha se Prokuroria Speciale është një ndër Prokuroritë me efikasitetin më të dobët në mesin e Prokurorive brenda Sistemit Prokurorial.
Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga anëtari i Këshillit, Milot Krasniqi, i cili tha se kjo është një tendencë për ta goditur dhe shuar Prokurorinë Speciale.
Kjo u mohua nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i cili u deklarua se nuk ekziston një tendencë e tillë.
Ndërsa, anëtari tjetër, Visar Krasniqi, tha se joefikasiteti i Speciales është rezultat i keqmenaxhimit.
Kujtojmë se në mbledhjen e para disa javëve të këtij Këshilli, kur raportoi Blerim Isufaj nga PSRK-ja, ai u përball me kritika.
