Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sheshet e Kosovës po mbushen çdo ditë me thirrje për drejtësi, duke falënderuar qytetarët dhe shqiptarët anembanë botës për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

“Çdo ditë, sheshet e Kosovës, po mbushen me thirrje për drejtësi.

Edhe sot nga Prishtina marshuam duke kërkuar Liri për Çlirimtarët.

Faleminderit gjithë shqiptarëve anembanë botës. Faleminderit secilit që vendimit të Hagës po i përgjigjet me: JO NË EMRIN TIM!

Rroftë UÇK!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme