Sulmuesi Goncalo Ramos ka adresuar largimin e Cristiano Ronaldos nga Kombëtarja e Portugalisë duke thënë që nuk ka ndikuar tek ta.
“Nuk ndikoi tek ne”, ka thënë ai pas fitores 2-4 të portugezëve ndaj Danimarkës.
“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo është e mjaftueshme për ne”.
Qendërsulmuesi, të cilit “i është liruar rruga”, realizoi njërin prej golave sonte.