Hamza dhe Rama në Qeveri, takim me Kurtin për Dhomat e Specializuara

Prishtinë | 02 Tet 2026 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetin Rrahman Rama, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Në takim pritet të diskutohet propozimi i PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për ndryshimet e propozuara nga PDK-ja lidhur me funksionimin dhe kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: 830324276_1456623866336247_5471398062965605471_n-1.jpg

Të ngjashme