Bastisje në Llapashticë të Epërme, konfiskohet pistoletë me 164 fishekë

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë bastisjes, e cila është kryer më 2 tetor rreth orës 17:00, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me 164 fishekë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 02.10.2026 – 17:00. Gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarve meshkuj kosovarë, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 164 fishekë. Njeri nga të dyshuarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK -psikiatri, ndërsa tjetri me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme