Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 tetor ka realizuar ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të shtetasit kosovar me inicialet B.H., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it.

Sipas Policisë së Kosovës, B.H. ishte arrestuar nga autoritetet gjermane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ekstradimi është realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë, në përputhje me procedurat dhe ligjet në fuqi.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjakovës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Të ngjashme