Unë të dua. Ti e di.

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 11:29 | Nga Kimete Berisha

Unë të dua. Ti e di.

(Shuplaka.)

…

– Kur Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij.

– Kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në Hagë,

Hashim Thaçi e priti në aeroport me protokoll shtetëror, tepih të kuq dhe

Gardë nderi.

– Tani Albin Kurti ia kthen Hashim Thaçit të mirën me të mirë –

si një borxh që nuk harrohet.

E MIRA NUK HARROHET.

SE,

NËSE HARROHET – TË VRET.

…

Armiqësia e shqiptarëve mes vete dalldiset në liri.

Por urrejtjet e mëdha nuk e përjashtojnë një lloj dashurie të vjetër, të çuditshme, instinktive – pothuaj primitive.

…

Të luftojnë e i lufton,

të rrëzojnë e i rrëzon,

të mohojnë e i mohon,

por kur vjen puna te burgu politik – nuk të lënë e nuk i lë vetëm.

…

P.S. Ne prapë mbesim aty ku kemi qenë para se të kishe nevojë për mua.

Para se të kisha nevojë për ty.

Deri në burgun e radhës

Të ngjashme