Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë në Facebook momente nga pjesëmarrja në ParkRun, duke përcjellë një mesazh ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit.
“Ecëm dhe vrapuam për një mesazh që na bashkon të gjithëve: ndërgjegjësimi, parandalimi dhe mbështetja mund të bëjnë ndryshim”, shkroi Rama në postimin e tij.
Ai e përmbylli mesazhin me thirrjen: “Bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit.”

