Një mbrëmje e pasur me futboll është në program sonte, me tetë ndeshje që zhvillohen në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Në mesin e përballjeve më të rëndësishme është edhe ajo e Kosovës, e cila në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me Austrinë.
“Dardanët” do të kërkojnë rezultat pozitiv në këtë sfidë, pas barazimit pa gola ndaj Izraelit. Përballë tyre do të jetë Austria, e cila hyn në këtë përballje si një prej skuadrave më të suksesshme të grupit dhe ende pa humbje.
Ndeshja Kosovë – Austri zhvillohet nga ora 18:00 në Prishtinë, ndërsa në të njëjtën kohë luhet edhe përballja e Ligës D mes Maltës dhe Andorrës.
Programi nis më herët, me duelin Azerbajxhan – Lituani, që zhvillohet nga ora 15:00.
Në mbrëmje, vëmendja zhvendoset te disa prej përballjeve më interesante të Ligës A. Në orën 20:45, Greqia përballet me Gjermaninë në një duel të rëndësishëm, ndërsa në të njëjtën kohë Holanda pret Serbinë.
Po në ora 20:45, Portugalia do të përballet me Norvegjinë. Portugalia synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa norvegjezët kërkojnë pikë pas dy humbjeve radhazi.
Në program është edhe përballja Uellsi – Danimarka, ndërsa në kuadër të Grupit B3 zhvillohet dueli Irlandë – Izrael.
Me disa përballje të forta në program, dita e sotme pritet të sjellë një tjetër mbrëmje interesante në Ligën e Kombeve, me pikët që mund të kenë rëndësi të madhe për renditjen e grupeve.