Dogana kapin mallra të padeklaruara në Merdare

Prishtinë | 04 Tet 2026 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Rasti është zbuluar më 3 tetor, gjatë kontrolleve në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdare.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë identifikuar dhe sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë procesorë, pllaka amë, kufje, USB, maus, mikrofona, kabllo dhe pesë sete monitorësh gaming.

Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara është rreth 10 mijë euro.

Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve doganore.

Të ngjashme