Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.

Projektligji ka marrë 81 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Kërkohet nga Komisioni Legjislativ, që në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues dhe komisionet e përhershme, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Të ngjashme