Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi.

Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, nuk ishte i plotë.

FIFA raportohet se shqyrtoi mundësinë e ndëshkimit të Kongos, madje edhe përjashtimin nga play-off-i, por në fund nuk mori masa.

Rasti ka ngritur pikëpyetje edhe për marrëdhëniet mes presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe drejtuesve të federatës kongoleze. DR Kongo më pas siguroi kualifikimin në Botërorin e këtij viti, ndërsa Mpasi luajti në të gjitha ndeshjet deri në eliminimin nga Anglia.

Të ngjashme