Dardan Cena shkëlqen në Botërorin e Xhudos në Baku, “rrëmben” dy fitore

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Xhudos në Baku, duke regjistruar dy fitore të rëndësishme dhe duke u renditur mes 16 xhudistëve më të mirë në botë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në përballjen e parë, Cena triumfoi ndaj Joshua Green nga Irlanda, ndërsa në luftën e dytë arriti një fitore të madhe ndaj kampionit olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili.

Në xhiron e tretë, fati nuk ishte në anën e xhudistit kosovar, i cili megjithatë zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe la përshtypje pozitive në garën e zhvilluar në Baku.

Të ngjashme