Ambasadori britanik uron Justina Shiroka-Pulën: Pres të punoj me institucionet e Kosovës

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi, Hargreaves i ka uruar Shiroka-Pulës suksese në detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me presidenten e re dhe institucionet e Kosovës.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka thënë se pret të punojë me presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin afatgjatë mes dy vendeve.

“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt së ardhmes së saj multietnike, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në mesazhin e ambasadorit britanik.

Të ngjashme