Rita Ora shpërndan momentin kur Justina Shiroka-Pula betohet si presidente

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora duket se i përcjell të gjitha ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

Ylli shqiptar me famë botërore ka shpërndarë në Instagramin e saj momentin kur Justina Shiroka-Pula u betua si presidente.

Rita i ka përcjellë edhe aktivitetet e mëparshme në vend. Ajo ka reaguar po ashtu më 16 shtator, në mbrojtje të UÇK-së, ditën kur ish-krerët e ushtrisë u dënuan në Hagë.

Videon e Shiroka-Pulës, Rita nuk e shoqëroi me asnjë mbishkrim. Videoja flet vet!

Të ngjashme