Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherësh është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke thënë se përgjigjen do ta marrë më 10 tetor në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke bërë të ditur se protestat e organizuara nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.
“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e ‘Liria ka emër’ nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli në Facebook.