Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit strategjik mes Teheranit dhe Moskës gjatë një bisede telefonike.
Sipas presidencës iraniane, Pezeshkian e ka uruar gjithashtu Putinin për ditëlindje.
Gjatë bisedës, Putin ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të Traktatit të Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik po vazhdon, pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale në rajon.
Presidenti rus ka përmendur edhe përpjekjet e disa vendeve për ndërmjetësim dhe uljen e tensioneve, duke thënë se Rusia i mbështet këto nisma diplomatike dhe se Irani mund të jetë i sigurt për gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar.
Putin ka vlerësuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si guxim të Iranit përballë sulmeve me të cilat po përballet.