Nga muzika në gjuhën shqipe te arenat e Amerikës Latine, MIRUD ka ndërtuar një karrierë që gjatë viteve ka kapërcyer gjuhë, tregje dhe kontinente, duke u shndërruar në një nga figurat shqiptare me një prej rrugëtimeve më të pazakonta në skenën ndërkombëtare.
Një prej kapitujve që paralajmëroi këtë rrugëtim ishte albumi “Djali (Deluxe Edition)”, i publikuar në vitin 2021. Projekti në gjuhën shqipe arriti në vendin e parë në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa u rendit gjithashtu në Apple Music në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në të njëjtën periudhë, “Nëse vdes”, kënga me të cilën MIRUD u prezantua në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH, arriti në vendin e parë në Top Awards të Top Channel. Kënga depërtoi edhe në klasifikimet evropiane, duke arritur vendin e pestë në Suedi, të katërtin në Holandë, të dytin në Maqedoni, të tretin në Bullgari dhe të gjashtin në Rumani.
