Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, pavarësisht punimeve që po zhvillohen në rrugën “Garibaldi”, qasja në parkingun nëntokësor te Hotel Grand nuk është ndërprerë.
Sipas njoftimit, hyrja dhe dalja nga parkingu mbeten të hapura gjatë gjithë zhvillimit të punimeve.
Komuna u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin sinjalistikën e përkohshme dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në zonën ku po zhvillohen punimet.
Postimi i plotë:
“NJOFTIM PËR QYTETARËT
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se punimet në rrugën “Garibaldi” nuk e kanë ndërprerë qasjen në parkingun nëntokësor te Hotel Grand.
Hyrja dhe dalja nga parkingu mbeten të hapura gjatë zhvillimit të punimeve.
Ju lutemi të ndiqni sinjalistikën e përkohshme dhe të tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zonën ku po punohet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”