Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Prishtinë | 08 Tet 2026 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka takuar sot krerët e Listës Serbe. Ai ka thënë se EULEX është i përkushtuar për sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet.

“Sot zhvillova një takim njohës me kryetarin e “Srpska Lista”-s, Zlatan Elek, dhe ekipin e tij, me të cilët diskutova çështje që lidhen me sundimin e ligjit.Në takim, rikonfirmova përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të mbështetur sigurinë dhe të drejtat e njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Lopes.

Ndërkohë krerët e Listës Serbe janë ankuar tek Lopes për “shtypje të serbëve”.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan veçanërisht dhunën e vazhdueshme institucionale ndaj popullit serb, si dhe presionet dhe veprimet e kundërligjshme ndaj përfaqësuesve serbë dhe organeve komunale, duke theksuar se kjo cenon më tej sigurinë juridike, funksionimin e vetëqeverisjeve lokale dhe besimin e qytetarëve në institucione.Gjatë takimit u theksua se shkelja e të drejtave të serbëve, mosrespektimi i ligjit dhe keqpërdorimi i mekanizmave institucionalë janë bërë dukuri e rregullt, ndërsa mungesa e një reagimi adekuat nga institucionet përgjegjëse inkurajon më tej një sjellje të tillë dhe thellon ndjenjën e pasigurisë te populli ynë”, thuhet në njoftimin e LS.

Të ngjashme