Prishtinë | 08 Tet 2026 | 18:42 | Nga Ekonomia Online
Një person dyshohet se ka qarkulluar sot me armë zjarri në një shkollë fillore në Ferizaj.
Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari shihet me armë zjarri në oborrin e një shkolle në Ferizaj teksa publikuesja e videos u bëri thirrje prindërve për kujdes ndaj fëmijëve të tyre.
Klankosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se njësitet përkatëse po e trajtojnë rastin.
“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se në një shkollë fillore në Ferizaj, një person shihet me armë, policia e Ferizajt është duke u trajtuar dhe se për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.