Valon Llukës i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

Prishtinë | 09 Tet 2026 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Valon Llukës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj, pas ndalimit fillestar prej 48 orësh.

Rasti lidhet me dyshimet për veprat penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë.

Sipas përgjigjes së Prokurorisë për Arbresh.info, i dyshuari po hetohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme