Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vdekur një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.
Në reagimin e saj, presidentja ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke i uruar shërim të shpejtë personit të plagosur.
Ajo ka theksuar se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut, duke nënvizuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.
Presidentja Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë.
“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, thuhet në reagimin e presidentes.