Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri po feston sot ditëlindjen e tij.
Ylli i Baselit ka mbushur plot 35 vite duke vazhduar të shkëlqejë në futboll, me skuadrën ku i mori hapat e parë.
Ndërsa nuk munguan urimet edhe nga ish-klube e tij, Bayern Munich dhe Liverpooli në të cilat kontribuoi në sukseset e tyre në Bundesligë, Premierligë si dhe Evropë.
Me Liverpoolin, Shaqiri ka bërë plot 63 paraqitje duke shënuar 8 gola dhe 9 asistime, ndërsa për Bayernin bëri 81 paraqitje dhe shënoi 17 gola dhe 19 asistime duke qenë pjesë e asaj skuadre që fitoi “Tripletën” në vitin 2013.