Cole Palmer deri në vitin 2034 te Chelsea

Prishtinë | 10 Tet 2026 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Cole Palmer ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean, e vlefshme deri në qershor të vitit 2034.

Marrëveshja është nënshkruar sot dhe përfshin zgjatjen e kontratës, rritjen e pagës dhe 12 muaj shtesë në marrëveshjen e tij me klubin londinez, shkruan Fabrizio Romano.

“E ndiej ambicien. Jam shumë i lumtur këtu dhe me Xabi Alonson si trajner”, ka thënë Palmeri pas vënies së nënshkrimit.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Mendoj se klubi po shkon në drejtimin e duhur, prandaj jam i kënaqur që kam nënshkruar dhe jam vërtet shumë i lumtur”.

Të ngjashme