Dita e 135-të e protestës në Tiranë, pas fjalimeve tubuesit zhvendosen në hyrjen e pasme të Kryeministrisë

Prishtinë | 12 Tet 2026 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme ditën e saj të 135-të teksa qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Si çdo ditë protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin Skënderbej nga ku nisën marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku u stacionuan para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit protestuesit kanë vijuar thirrjet për largimin e qeverisë dhe klasës politike, duke shprehur se populli e ka humbur besimin te ta.

Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit janë zhvendosur në hyrjen e pasme të Kryeministrisë duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve në aks. Zhvendosja u bë pasi një prej aktivistëve lajmëroi se kryeministri Rama ndodhet brenda zyrës së tij në Kryeministri, raportoi Top Channel.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar rrugën për të mos i lejuar protestuesit t’i afrohen hyrjes së pasme.

Të ngjashme