Haziri: Që nga viti 2022 po bëhet garë se kush po qeveris më keq

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se që nga viti 2022, në vend është krijuar një situatë e rrezikshme, ku, sipas tij, po bëhet garë se kush po qeveris më keq.

Haziri i bëri këto komente në Kanal 10, duke kritikuar narrativën që, sipas tij, po e karakterizon qeverisjen në Kosovë.

“Po thonë kanë vjedhë ata, hajde tash të vjedhim edhe na”, tha Haziri.

Ai theksoi se kjo qasje duhet të marrë fund, pasi e konsideron të rrezikshme për vendin.

Të ngjashme