Silvinho pranë rikthimit në stol

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Silvinho mund të rikthehet shpejt në drejtimin e një kombëtareje. Trajneri brazilian raportohet se ka nisur bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit, e cila po kërkon një emër të ri për drejtimin e skuadrës.

Pas largimit nga Shqipëria, Silvinho dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë dhe së fundmi thuhet se ka refuzuar një mundësi për t’u rikthyer në Brazil.

Në listën e kandidatëve të Bullgarisë përmenden edhe Robert Prosinecki dhe Edward Iordanescu.

Të ngjashme