Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është diskutuar në Komisionin Evropian.

Ishte gazetari Ekrem Krasniqi ai që i shtroi një pyetje mjaft të gjatë dhe shpjeguese zëdhënësit të Komisionit Evropian, Christian Wigand.

“Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, u shpreh zëdhënësi.

Por sa i përket pyetjes për rolin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, derisa një e tillë ekziston edhe në Hagë, Wigand nuk pati ndonjë përgjigje.

Të ngjashme