Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të letrës, Presidenti Erdoğan i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

